Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Universitetin e Elbasanit bashkë me Fatmir Xhafajn, për tu shpjeguar studentëve se opozita ka bllokuar Vetting-un.
Por Rama është pritur me protesta, parulla ku të rinjtë i kanë kërkuar dorëheqjen.
Të rinjtë e mbledhur para Universitetit të Elbasanit, mbanin në duar pankarta të cilat kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu ata e cilësojnë të dështuar reformën në arsim.











