Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Lihtenshtejnit, por një lajm ka tronditur Kombëtaren kuqezi. Pas ndeshjes Ansi Agolli pritej që të dilte në konferencë për mediat por ai nuk mundej pasi ndjen dhimbje në këmbën e tij si pasojë e një tërheqje muskulore. Kapiteni pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore por paraqitja në ndeshjen ndaj Maqedonisë është në dyshim.












