Zakonet dhe traditat janë të ndryshme në çdo vend të botës. Në një fis në Afrikë femrat janë të detyruara të “hekurosin” gjoksin. “Hekurosja” e gjinjve mendohet si një metodë për të ndaluar rritjen e gjinjve, duke bërë shumë vogëlushe viktima. “Quhet rrafshim i gjirit dhe mund të shkaktojë infeksione apo problemeve të tjera”,- ka thënë doktoresha Rebecca Tapscott. Edhe pse janë metoda shumë të dhimbshme, nënat mendojnë se vajzat e tyre ndihen të mbrojtura duke parandaluar marrëdhëniet me dhunë. Vajzat e bëjnë këtë gjë duke ngrohur gurë sa madhësia e dorës dhe më pas i vendosin tek gjinjtë e tyre.












