Nje 49 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit. I sëmuri ishte nga fshati Dushnik i Beratit. Mirëpo pas ngjarjes së rëndë familjarët e të vdekurit T.M. 49 vjeç, kanë akuzuar mjekët e spitalit të Beratit se nuk janë kujdesur për të siç duhet dhe e kanë kuruar pa kujdes. Policia ka nisur hetimet për rastin dhe ndërkohë pritet ekspertiza mbi trupin e të vdekurit. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.











