Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Lushnje, te vendi i quajtur “Mulliri i Artë”.
Një zetorist ka humbur jetën pas përplasjes së mjetit të tij me një “Benz”. Dy persona të tjerë janë plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.












