• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ Piramida “Rama 2” tallje për PS – bastardim në vazhdim i Rilindjes

droni by droni
30 August, 2017
in Politika
0
FOTO LAJM/ Në mbledhjen e parë me Ramën, të gjithë me atlete edhe Gramoz Ruçi…, por pa tuta
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia ZGJIDHJA e Koço Kokëdhimës e cilëson si piramidë kabinetin “Rama 2” që u prezantua gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, të dielën e shkuar.
Në një reagim në Facebook, ZGJIDHJA thotë se kabineti i ri jo vetëm që nuk është PS+, siç e vlerësoi Rama, por ministrat që vijnë nga PS-ja janë në minorancë dhe pa peshë, siç është rasti i Pandeli Majkos, ndërsa ministrat e Rilindjes janë drejtues të supërministrive që kontrollojnë fondet e buxhetit të shtetit.
Duke komentuar ministrat që u dogjën në qeverinë e shkuar, si Saimir Tahiri, dhe që mungojnë formalisht në kabinetin e ri, ZGJIDHJA thotë se ata do jenë “ministra në hije”, duke marrë nën kontroll si feude politike dhe hapësira okulte pushteti, superagjencitë që krijohen nga bashkimet e agjencive aktuale.

Reagimi i plotë në “Facebook”
Edi Rama u tha dje shqiptarëve se qeveria e tij e dytë do të jetë më shumë se e PS-së. Kabineti “Ps+”, në fakt, është vetëm bastardimi i mëtejshëm i Rilindjes së katër viteve të shkuara. Emrat e qeverisë së re, duhet të ishin miratuar në kryesi, por Rama u mjaftua vetëm duke çuar listën dhe marrë votën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.
Ministra që vijnë nga radhët e PS-së janë minorancë dhe në poste pa peshë, ndërsa ministrat e Rilindjes janë të plotfuqishëm, zotër të dy-tre ministrive të shkrira bashkë dhe do të menaxhojnë shumicën dërrmuese të fondeve të buxhetit, pasuritë, koncesionet dhe kontratat.
Rama u tall me PS-në duke emëruar të vetmin “veteran” të saj, Pandeli Majkon, si ministër pa portofol, duke i dhënë çelësat e kashtës të një ministrie pa fonde dhe pa vartës, por përgjegjëse për Diasporën Shqiptare, e cila është po aq sa popullsia zyrtare brenda kufijve të vendit!!!
Me “PS+”, Edi Rama do të kontrollojë e komandojë të gjitha fijet e shtetit duke vendosur personalisht e pa transparencë për gjithçka dhe duke shmangur plotësisht institucionet. Në vend të shtetit, që premtoi duke kërkuar për vete timonin dhe tepsinë, mbi rrënojat e themeleve të tij, Ai po ngre kultin, pushtetin dhe sundimin e tij. Rama ka tani një kabinet të ri qeveritar, por jo platformë qeverisëse, program e strategji kombëtare zhvillimi, përparësi dhe plane konkrete në interes të shtetit, të ligjit dhe të popullit. Ai e ka përqendruar pothuajse, të gjithë pushtetin në 4-5 duar, që janë faktikisht duart e tij!
“PS+” nuk do të ketë si prioritet infrastrukturën e shkatërruar. Nuk do të merret kush me rrugët gjysmake të Saliut, që Rama i la rrugëve më keq se ai, as me hekurudhën që po shkon e tëra për skrap, as me ujësjellësit që ua plasën buzën shqiptarëve për një pikë ujë, as me kanalizimet, as me strehimin e shqiptarëve pa një çati mbi kokë.
“Rama 2” nuk do të ketë prioritet as punësimin e shqiptarëve. Kryeministri tha se i hapi 300 mijë vende pune në ekonomi, gjatë mandatit të parë dhe se do të hapë 220 mijë të tjera në mandatin e dytë dhe pse, në vend, nuk është shtuar asnjë post pune! Ndaj dhe ish-ministrinë e Punës, ia ka lënë superministrit Arben Ahmetajt që do të kontrollojë edhe ekonominë, edhe financat, edhe INSTAT-in(!).
Qeveria e re nuk do të ketë prioritet as rininë dhe sportin, që u janë shtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, as Mirëqenien Sociale, që i është bashkangjitur Ekonomisë e Financave dhe as Kujdesin Social, që i është varur si qese serumi shëndetësisë falas të koncesioneve vrasëse.
Qeveria e re nuk do të jetë ajo e integrimit të Shqipërisë në Europë, por e integrimit me Serbinë në Jugosllavinë e re. Integrimi i vendit në BE është diçka për të cilën do të flitet gjithnjë e më pak, prandaj dhe u është besuar “delenxhinjve” dhe “të leshtëve”, siç i cilësoi Rama diplomatët shqiptarë nëpër botë.
ZGJIDHJA nuk ka asnjë dyshim, se çfarëdo kabineti qeveritar që të hartojë, Edi Rama nuk është aty për të qeverisur shqiptarët. Ai i do ministritë dhe ministrat vetëm për të qeverisur interesat e oligarkisë së korrupsionit dhe të krimit të organizuar.
Ministrat e Edi Ramës, si rregull, janë servilë, mediokër, intrigantë dhe kukulla të Rilindjes. Kryeministri krijon vazhdimisht alibira, për ta mbuluar nivelin mjeran të kabineteve të tij, përmes disa zgjedhjeve rastësore dhe periferike, por gjithmonë ndër njerëzit me nivel e formim të ulët që të mos i “bëjnë hije shefit”!
Ministrat që u dogjën në qeverinë e shkuar, si Saimir Tahiri, mungojnë formalisht në kabinetin e ri, por ata do jenë “ministra në hije”. Atyre do t’u jepen në kontroll si feude politike dhe hapësira okulte pushteti, superagjencitë që krijohen nga bashkimet e agjencive aktuale.

Previous Post

EMRAT/ Sarandë, dy bullgarët e arrestuar lihen në burg nga gjykata

Next Post

EMRI/ Pranga oficerit të policisë, informonte trafikantët e kanabisit për operacionet e kolegëve

droni

droni

Next Post
Sarandë, vrasja me plumb në zemër e 42 vjeçarit, autorët e dyshuar nga Kosova

EMRI/ Pranga oficerit të policisë, informonte trafikantët e kanabisit për operacionet e kolegëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.