Dy shtetasit bullgarë të arrestuar me akuzën se po tentonin të grabisnin bankomatin dolën sot në gjykatë.
Mihaill Karanxhov, 29 vjeç dhe Aleksandros Doan 46 vjeç u arrestuan më 27 gusht pranë portit të Sarandës teksa po tentonin të vidhnin bankomatin.
Prokurori i çështjes kërkoi masën e sigurisë arrest me burg dhe gjyqtari Sokol Pine pranoi kërkesën.












