• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Një paralajmërim për Edi Ramën dhe një falënderim për Sali Berishën

droni by droni
30 August, 2017
in Kronika, Kryesore, Opinion, Politika
0
Debati mbi Akademinë e Shkencave, Artan Fuga: Ja si më kërcënuan
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas letrës publike ku kam ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e Akademisë të Shkencave dhe zgjedhjet pa kritere dhe parametra bashkëkohorë, rrotativë, që po përgatiten të bëhen atje në 4 shtator, nga një profil false, me emër false, aspak një vajzë naive sikur e trajtojnë ata që ditkan gjithçka sa më sipër, kam marrë disa mesazhe radhazi me shpifje si edhe me thirrjen ultimative: Pusho, merr honorarin që të takon, ose ik!
Sigurisht, ky mesazh i padenjë dhe qesharak vjen nga rrethe të caktuara, por unë personalisht nuk ja lejoj vetes të akuzoj kërkënd pa fakte. Aq më pak më lejohet të them e nuk dua t’a mendoj se ato mesazhe janë shkruar nga ndonjë dorë akademike.
E vërteta është se në brendësi të ndërgjegjes sime, më shumë se këto mesazhe të përbuzura nga unë sepse janë të njerëzve me maskë dhe pa dinjitet, e pa personalitet, sa kohë e fshehin atë, më rëndon fakti se prej gjashtë ose shtatë vitesh ngre brenda institucionit të Akademisë të Shkencave shqetësime shumë serioze për mbarëvajtjen e saj dhe vyshkjen e saj dita ditës, ndërkohë që ajo duhet të ishte një institucion i pavarur, me ndriçim, në fushën e dijes dhe kulturës kombëtare.
Prej vitesh, i censuruar brenda institucionit, pra nga drejtuesit e tij.
Në kushtet kur po ndodh që gjithë kësaj vyshkjeje po i vihet kapaku prej një dekade, me një mbyllje hermetizmi në drejtim, ku vazhdon që kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar, disa herë radhazi, dhe po përgatiten zgjedhje pa platforma dhe alternativa zhvillimi, pa kandidatura alternative, pa bilance mandatesh të përmbyllur në vitet që shkuan, gjykova të dal publikisht!
T’i drejtohem publikut të gjerë dhe komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve!
Paraprakisht i kisha njoftuar drejtuesit e Akademisë të Shkencave për hapin që do të hidhja, pas përpjekjeve brenda institucionit, sepse ajo nuk u takon akademikëve, por shoqërisë dhe kombit!
Pra më shumë sesa thirrja uiltimative në rrjetet sociale e dikujt që fsheh edhe fytyrën edhe dorën por që organet e specializuara mund ta identifikojnë pa problem nëse e gjykojnë se duhet ta bëjnë, është gjendja e kërkimit shkencor, e shkencës, e dijes, e Akademisë të Shkencave, të gjitha në vyshkje e sipër prej vitesh e vitesh, që rëndon mbi ndërgjegjen time dhe të gjithë atyre që punojnë në këto fusha!
Askush nuk na dëgjon!
Në këto kushte, pas shumë shkrimesh dhe prononcimesh publike, prej vitesh, nesër do t’i dërgoj një letër publike kryeministrit të vendit z. Edi Rama, duke i vendosur në kujtesë gjendjen alarmante të kërkimit shkencor në vend, gjendjen në rrënim të institucioneve të kërkimit shkencor si edhe të Akademisë të Shkencave, duke i bërë edhe propozimet e mia.
Por, ndërkaq, falënderoj ata qindra miq në rrjetet sociale që u indinjuan bashkë me mua, dhe u solidarizuan, për të denoncuar metodat hipokrite të atyre që në vend të debatit të hapur publik, mbrojnë interesa egoiste kundër të mirës publike, duke u fshehur pas mundësive që jep teknologjia e sotme, por që gjithsesi nuk është perde celiku që nuk lejon të zbulohet atë që hedh gurët dhe fsheh dorën!
Falënderoj edhe figurat publike që këtë rast të përbuzshëm e trajtuan gjerë si një çështje që lidhet me lirinë e fjalës, e cila padyshim ka pengesat e veta arbitrare në institucione dhe agjenci të ndryshme, si efekt i këtij tranzicioni të gjatë dhe pa mbarim, e këtu një falënderim të sinqertë dhe miqësor për z. Sali Berisha, i cili pati ndjeshmërinë karakterizuese për ta shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale, të të gjithë profesorëve, akademikë, gazetarëve, artistëve, shkencëtarëve, si një vlerë e shtuar, e cila duhet të gëzojë hapësirat e duhura të munguara, jashtë lincimeve të fshehura ose të hapura publike, si edhe marrjen e saj në konsideratë kundër injorimeve dhe trajtimeve inatcore e hakmarrëse.

Previous Post

VIDEO/ Durrës, shihni çfarë ndodh natën poshtë zyrës së Vangjush Dakos

Next Post

EMRAT/ Burri dhunon gruan, kunati dhe e masakron me sëpatë 42-vjeçarin

droni

droni

Next Post
EMRI/ Maliq, godet dhe plagos burrin më sëpatë, arrestohet 26-vjeçarja

EMRAT/ Burri dhunon gruan, kunati dhe e masakron me sëpatë 42-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.