Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare kanë kërkuar shkarkimin nga detyra të kreut të këtij institucioni, Enkelejda Shehi. Kërkesa e tyre është depozituar në Kuvend ndërkohë që shkresa e cila u publikua sot nga Scan tv është e datës 22 shkurt 2017.
Bashkëngjitur kërkesës janë edhe arsyet e saj.

Përplasjet mes kreut të AMF dhe anëtarëve të Bordit janë të njohura për publikun që vitin e kaluar, në lidhje me shpenzimet dhe vendimmarrjen në këtë institucion.
















