• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ç’pritet të bëjë Trump me Ballkanin?

droni by droni
30 August, 2017
in Kryesore, Opinion, Rajoni
0
ANALIZA/ Pasojat fatale, “Die Presse”: Europa po e humbet Ballkanin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga, Cameron Munter *

Në gjashtë muajt e parë të administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, pesë sfida të politikës së jashtme kanë dominuar skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Roli i zgjeruar ekonomik dhe ushtarak i Kinës, marrëdhëniet e ngushta të Rusisë me Evropën dhe Lindjen e Mesme, luftërat në vazhdim në Afganistan dhe Siri, kërcënimet që rrjedhin nga Koreja e Veriut dhe Venezuela dhe e ardhmja e Evropës, mes lëvizjeve populiste në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francës që tashmë kërkon të zërë vend mes politikë-bërësve botërorë.
Përmes gjithë kësaj, ka qenë e lehtë të harrohet se, jo shumë kohë më parë, pjesa më e madhe e vëmendjes së botës, ishte përqendruar në Ballkan. Ndërkohë që lufta shpërthente në kufijtë e Evropës, shumë prej tyre kishin frikë se paqëndrueshmëria do të shkaktonte një konflikt më të gjerë. Luftimet e tmerrshme dhe jetët e sakrifikuara, veçanërisht në Bosnje (1992-1995) dhe Kosovë (në vitin 1999), shkatërruan dekada të tëra arritjesh në të gjithë rajonin. Dhe Olimpiada e Sarajevës e vitit 1984 – një simbol i paqes dhe bashkëpunimit botëror – dukej një kujtim i largët.
Sot, luftërat që i dhanë fund Jugosllavisë, janë duke u zbehur nga vëmendja. Akti i fundit i madh i dhunës në rajon – djegia e Ambasadës të SHBA-së në Beograd në vitin 2008, një ngjarje që unë e kujtoj fare mirë, për shkak se shërbeja si ambasador amerikan në atë kohë – ka ndodhur gati një dekadë më parë. Në vitet që pasuan, sfidat e Ballkanit janë larguar nga faqet e para, ashtu sikurse dhe nga mendja e shumicës së liderëve me një rol në rajon.
E megjithatë, shumë nga problemet themelore që shqetësojnë Ballkanin, janë ende të pazgjidhura. Marrëveshjet e Dejtonit që i dhanë fund luftës në Bosnjë në vitin 1995, ofrojnë një strukturë të keqe dhe shpesh jofunksionale vetëqeverisjeje. Serbia dhe Kosova ende nuk janë pajtuar, një hap i nevojshëm, nëse të dyja duan që të arrijnë qëllimin e vetëshpallur, të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sfidat e brendshme vazhdojnë ende në Maqedoni dhe në Kroacinë anëtare të BE-së. Dhe në ndërkohë, më të mirët dhe më të zgjuarit e rajonit po janë vënë në kërkim të mundësive gjetkë. Potenciali i madh i rajonit për zhvillim ekonomik, që nga turizmi, deri tek inovacioni dhe teknologjia e informacionit, po eksplorohet shumë pak.
Padyshim, problemet gjeopolitike dhe tensionet etnike po ziejnë dhe po i afrohen sipërfaqes edhe një herë në Ballkan – për rrezikun potencial të rajonit. Pyetja është, a do ta vërejnë udhëheqësit perëndimorë dhe të ndërhyjnë në kohë?

Të etur për ndihmë ekonomike
Lajm i mirë është se ka shpresë për përparim, dhe në këtë rast, ajo fillon me ekonominë. Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje ekonomike, siç u bë e qartë në një takim të fundit të anëtarëve të Procesit të Berlinit në Trieste, i cili u përqendrua në integrimin ekonomik rajonal. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka në plan të kanalizojë 48 milionë euro (rreth 57 milionë dollarë) në mundësi të reja financimi në sektorin privat, që do të promovojnë projektet e ndërlidhjes, të mbështesin zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe të rrisin bashkëpunimin ekonomik rajonal. Këto përpjekje synojnë të krijojnë një kornizë, e cila mund të çojë në një bashkëpunim më të thellë dhe larg nga politikat e lypjes së fqinjit, nga vendet që konkurrojnë për të përftuar financime prej Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ka pasur shumë raste të liderëve të biznesit, të cilët nuk kanë lejuar që kufijtë t’ua pengojnë punën, duke çuar gjithmonë përpara përpjekjet për bashkëpunim më të ngushtë.
Edhe palët e jashtme po lënë shenja në ekonomitë e rajonit. Kina, për shembull, ka treguar interes të madh për të investuar në infrastrukturën e Ballkanit, si pjesë e Iniciativës “Belt and Road” – një program ambicioz dhe shumëkombësh, që është bërë prioritet i politikës së Pekinit. Kina tashmë ka patur një ndikim të dukshëm në disa projekte në rajon, duke përfshirë një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Beogradin dhe Budapestin; Autostrada e Adriatikut, e cila do të lidhë Shqipërinë, Malin e Zi dhe anëtarët e BE, Greqinë dhe Italinë; Dhe portin e Pireut, të cilin një kompani kineze e ka blerë për të krijuar një rrugë detare, nga Greqia, përmes Ballkanit Perëndimor, në tregjet e BE-së.

Zgjidhja fillon në shtëpi
Por tani, më shumë se kurrë, Ballkani është i interesuar të angazhohet më ngushtë me Perëndimin, për të ndihmuar në adresimin e problemeve të rajonit. Udhëheqësit evropianë, më së shumti Gjermania, vazhdojnë ta vështrojnë rajonin, ndërkohë që Rusia ruan praninë e saj – për habinë e disa vëzhguesve – në sektorin energjetik të Serbisë. Pavarësisht nga marrëdhëniet e veta shpesh herë të vështira me rajonin, Shtetet e Bashkuara do të duhet të fuqizojnë edhe një herë praninë e tyre. Në fund të fundit, Uashingtoni ka interesa të konsiderueshëm në Ballkan, veçanërisht në Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO, si edhe në investimet e huaja direkte. (Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Shtetet e Bashkuara investuan 147 milion dollarë në Ballkanin Perëndimor nga viti 2003 deri në vitin 2012.) Për më tepër, është po aq e rëndësishme që popujt e Ballkanit të kenë një vetëdijesim të qartë dhe të saktë, të pasojave të rritjes së influencës së Kinës, e cila do të jetë aktive në rajon për vitet që do të vijnë.
Kjo nuk do të thotë që aktorët e huaj janë zgjidhja e problemeve të rajonit. Përkundrazi, është e rëndësishme që jo vetëm qeveritë, por edhe aktorët kryesorë shoqërorë në Ballkan – nga bizneset tek universitetet, e deri tek organizatat joqeveritare – të punojnë me forca të jashtme për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes së rajonit. Zgjidhja fillon nga brenda.
Në të vërtetë, disa masa shpresëdhënëse mund të merren, nga fakti se Beogradi dhe Prishtina kanë hapur një dialog për të lehtësuar tensionet midis tyre. Ndërkohë, qeveria e re e Maqedonisë, e cila erdhi në pushtet në qershor, tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara, në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët e vet, duke adresuar zgjidhjet e mundshme për një mosmarrëveshje me Greqinë lidhur me njohjen e emrit të Maqedonisë; duke premtuar rritjen e bashkëpunimit midis Shkupit dhe Tiranës; dhe, pas dy dekadave bisedime, duke nënshkruar një traktat miqësie me Bullgarinë.
Megjithatë, ky progres do të duhet të përshpejtohet, pasi zhvillimet e tjera problematike, duke përfshirë prurjet e mëdha të emigrantëve në rajon nga Afrika dhe Lindja e Mesme, përkeqësojnë rritjen e zërave nacionalistë myslimanë, kroatë dhe serbë, që mbështesin pakënaqësinë etnike dhe sociale. Ballkani Perëndimor do të përballojë më mirë këto sfida vetëm me ndihmë nga pjesa tjetër e botës.
Ballkani ende mund të provojë të jetë një histori surprizuese suksesi në vitet e ardhshme. Por, ndërsa rajoni largohet përtej vëmendjes së udhëheqësve globalë, shanset e tij për t’u zhytur në paqëndrueshmërinë e së kaluarës së vet, do të rriten nëse bota do të vazhdojë të rrijë e të vështrojë. Bota.Al

* Autori ka qene ambasador i ShBA ne Beograd, shkruar për “Stratfor”
Previous Post

FRPD kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, Belind Këlliçi: Nuk do rrimë duarkryq!

Next Post

FOTO GALERI/ Isabeli Fontana, një sirenë seksi

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/ Isabeli Fontana, një sirenë seksi

FOTO GALERI/ Isabeli Fontana, një sirenë seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.