Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak shpëtojnë shtetasin, i cili kërcënonte se do të hidhej nga lartësia.
Dy punonjës policie të Komisariatit të Policisë Shijak në momentin që ka tentuar të hidhet e kanë kapur në pjesën e gjymtyrëve të poshtme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Për më shumë se 12 orë negociata në mesnatë është bërë e mundur shpëtimi i tij.
Në ndihmë të Policisë edhe Forcat RENEA, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca e qytetit.
K. H. është dërguar në spital, nën mbikëqyrje të doktorëve pasi shkaku që e çoi drejt një veprimi të tillë ishte gjendja e rënduar psikologjike.












