Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot në rrjetet sociale, vendimin e pritshëm të parë të qeverisë.
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse😊 Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama në “Facebook”.
Ky vendim lidhet me 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu.
Ndërkohë 4 vjet më parë, vendimi i parë i qeverisë së Edi Ramës, lidhej me një emër tjetër të shquar të historisë shqiptare, me Ismail Qemalin. Sipas atij vendimi, fotografia e Ismail Qemalit zëvendësoi fotografinë e Presidentit të Republikës, nëpër të gjitha institucionet shtetërore. DRONI.al













