• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Si ta mbrojmë Qeverinë nga Kryeministri?

droni by droni
29 August, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
ASTRIT PATOZI/ Si ta mbrojmë Qeverinë nga Kryeministri?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Astrit Patozi

Po të nisesh nga doktrina i bie që si të djathtë ne duhet të ishim të kënaqur me qeverinë e re të Edi Ramës. Por duhet të jesh fare naiv dhe të mos kesh jetuar asnjë ditë në Shqipëri që ta konsiderosh aplikim të konceptit për shtet të vogël kabinetin e fundit të timonierit tonë. Sepse është fare e qartë për këdo që gjithçka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqendrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëjtës dorë.
Por nuk është ky subjekti i shqetësimit tim. Ajo që më bën më shumë përshtypje në kompozimin e qeverisë së re është lehtësia për të ndryshuar kaq radikalisht strukturën qeverisëse të një vendi të varfër. Dhe nuk është se ka pasur rotacion pushteti, por është i njëjti kryeministër, i cili revizionon vetveten në mënyrë kaq agresive, pasi ka qeverisur 4 vjet pa ndërprerje. Jam i sigurt se po ta pyesësh Edi Ramën ai ka në majë të gjuhës përgjigjen, që është reflektim i mundësisë për të drejtuar i vetëm. Por, sipas meje, nuk mund të jetë kurrë arsye kaq e fortë vetëm mungesa e ministrave të LSI-së, për ta çuar timonin e Shqipërisë nga shiu në breshër.
Për të qenë realistë, duhet thënë se, ndonëse më i ekzagjeruari, Edi Rama nuk është shembulli i vetëm i këtyre 25 vjetëve në Shqipërinë postkomuniste. Për fatin tonë të keq, jo vetëm kur mbarojnë zgjedhjet, por edhe në mes mandatit, ne jemi të kërcënuar nga trillet e kryeministrave për ndryshime strukturore të ministrive, por edhe të institucioneve në varësi të tyre. Dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ndonëse arsyet nuk kanë qenë kurrë të njëjta dhe në disa raste ato mund të kenë qenë të përligjura.
Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikonstruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të çastit, apo edhe humorit kryeministrit?
Edhe vendet më të pasura të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t’u përshëndetur.
Por ndoshta shpenzimet administrative të këtij remonti kapital të qeverisë nuk janë e keqja më e madhe. Llogarit goditjen shpesh herë të qëllimshme, që pëson administrata, së cilës i bie performanca dhe i rritet pasiguria, sepse asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell e nesërmja. Le më pastaj sa herë bëhen zgjedhje, kur të gjithë nëpunësve u shkon gjaku në fund të këmbëve. Sepse nuk ka asgjë të sigurt, edhe sikur, do Zoti dhe fiton partia e tyre.
Dhe duhet të kemi parasysh që për shumë punonjës të administratës janë investuar miliarda, ndoshta shumë më tepër se sa për muret dhe për orenditë e ndërtesave qeveritare. Është edhe kjo një arsye se përse ne kemi sot administratë kaq të depersonalizuar, saqë është e gatshme ta duartrokasë me frenetizëm udhëheqësin në fjalimet ala Fidel Kastro, edhe kur ai nuk lë gjë në tokë pa thënë kundër tyre.
Por çfarë është më e rëndësishmja, Shqipëria e sotme, me gjithë defektet e veta, nuk është në vitin 1913, kur sapo ishte krijuar shteti dhe konteksti politik ishte i gjithi i pafavorshëm, që duhet të eksperimentojë kaq shumë.
Të mos harrojmë se qytetari, biznesi vendas dhe investitorët e huaj, vendosin një raport të caktuar me institucionet e shtetit, dhe është qartazi në disfavorin e tyre, që ato të ndërrohen çdo dy muaj, sa herë që t’i shkrepet kryetimonierit.
Përtej dëmit moral, jam shumë i sigurt, që ky “revolucion” administrativ, ka edhe një kosto reale financiare për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë në Shqipëri, për të cilën nuk kanë asnjë arsye pse të paguajnë. Sepse nuk mund dhe nuk duhet te mbajë asnjëherë qytetari përgjegjësi për paaftësinë, por ndoshta edhe për çmenduritë e qeverisë së vet.
Në këto kushte, kam bindje se lind nevoja e një moratoriumi kombëtar për ruajtjen e strukturës qeverisëse, për t’i mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga dalldisje si ajo e Edi Ramës, por edhe nga çdo kryeministër tjetër në të ardhmen. Shqipëria në këto vite as ka humbur dhe as ka fituar gjë nga formati i kabineteve dhe as nga numri i ministrave, por çdo faturë, për mirë a për keq, e ka marrë nga vullneti politik i atij që ka administruar pushtetin.
Ndaj edhe nuk na gjen ndonjë gjë nëse e përcaktojmë, fjala vjen për 15 apo 20 vjet, se cila do të jetë në mënyrë strikte piramida e ekzekutivit, por ndoshta edhe vendi konkret i godinave të qeverisë. Jo vetëm do t’i kursenim këtij vendi të varfër miliona euro, energji dhe andralla, por do të tregonim minimumin e një shteti serioz, që respekton veten, administratën dhe qytetarët e vet.
Dhe kjo ka vetëm dy mundësi që të bëhet, ose përmes një pakti kombëtar, mazhorancë – opozitë, ose përmes kushtetutës apo një ligji të veçantë. Një opozitë e denjë ka një mijë mënyra për ta luftuar dhe rrëzuar qeverinë dhe nuk ka pse kompleksohet pse bie dakord me qeverinë për një çështje, ku të dyja palët mund të lëshojnë fare pak nga konceptet e tyre ideologjike (a thua se aty mbeti puna), në funksion të një objektivi, që i shërben njësoj vendit.
Jam shumë skeptik që një gjë e tillë ka për të ndodhur shpejt, sepse nuk shoh asnjë shenjë që timonieri i vetëkënaqur nga tepsia, që ka i ka dalë përpara, të jetë i gatshëm ta pranojë. Ndërkohë që, për të qenë i sinqertë, nuk shoh ndonjë predispozitë që ta ketë këtë shqetësim edhe bashkëautori i marrëveshjes së 18 majit. Sepse në katandisjen politike të Shqipërisë, kjo loja me formulën e qeverisë shikohet ende, jo vetëm si instrument diabolik në funksion të forcimit dhe i ndarjes së llokmave të pushtetit, por edhe si një mjet pervers i demonstrimit të plotfuqishmërisë së njëshit.

Previous Post

EMRI & FOTO GALERI/ Shkodër, arrestohet vlonjati, ja ku i kishte fshehur 19 kg kanabis

Next Post

Tre shtetet europiane në alarm nga emigracioni i paligjshëm shqiptar

droni

droni

Next Post
BBC: Numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit 631 % brenda 9 muajsh, i sirianëve vetëm 177 %

Tre shtetet europiane në alarm nga emigracioni i paligjshëm shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.