Nje 29 vjeçar ka rënë në prangat e policosë. Ai u kap para pak minutave me një sasi kanabis sativa prej 16 kilogramësh e ndarë në 20 pako në doganën e Muriqanit në Shkodër. Në prangat e policisë së Shkodrës ka përfunduar Zeqir Rrapi 29 vjeç nga Vlora. Mësohet se ai po e transportonte lëndën narkotike me makinën e tij. Droga dyshohet se është marrë në Vlorë dhe si destinacion kishte Italinë.












