Një 93-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarka ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, tek lokal Freskia në dalje të qytetit. S. B. banues në Zues është dërguar në spital në gjendje kritike. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se mjeti me targa AA616FL me drejtues G. D. 24 vjeç banues në Oblik, ka përplasur këmbësorin S. B. 93 vjeç, banues në Zues, i cili ndodhet në gjendje kritike për jeten. Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.












