Rreth orës 22:15 të mbrëmjes së sotme, mësohet se në numrin e emergjencave 112 të Policisë së Tiranës, është bërë një njoftim për një konflikt në Rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr. 3 që kanë vënë re se A. Z., 30 vjeç ishte goditur me thikë. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se ai është konfliktuar me Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.
Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se ata janë konfliktuar për arsye banale midis tyre. Policia thotë se sekuestroi thikën në vendin e ngjarjes.













