Një emigrant shqiptar ka vdekur papritmas në ballkonin e tij. Ai ishte me nënshtetësi italiane dhe është gjendur i vdekur në ballkonin e banesës së tij në komunën Borgosatollo, Itali. Sipas mediave lokale të afërm dhe miq që e kërkonin dhe nuk kishin lajme prej tij, hynë në banesën e shqiptarit dhe e gjetën të pajetë, të shtrirë në ballkon. Sipas ekspertizës, shqiptari ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë. Në bazë të hetimeve paraprake, shqiptari ka vrarë veten për arsye që lidhen me jetën e tij sentimentale, por po hetohet ende.











