Ndërkohë që kreu i qeverisë ka mbledhur Asamblenë e PS dhe nga momenti në moment priten emrat zyrtarë të kabinetit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video demaskuese. Titulli është “Dështimi i Ramës si kryeministër në infrastrukturë”.
“Njihuni me disa nga sukseset e mëdha të Ramës në infrastrukturë”,- shkruan me ironi, Berisha, teksa videoja paraqet premtimet e Ramës në 2013-ën dhe realitetin e akseve rrugore.











