Ministria e Arsimit ka lajmëruar se shitja e librave për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme nis ditën e hënë. Ndërkohë shkollat kanë afishuar listat me librat që prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve dhe çmimin përkatës që varion nga 1,825 lekë për klasat e para në 4.295 lekë për klasat e 9. Shpërndarja e librave në pikat e librarive pranë shkollave ka përfunduar tashmë dhe pritet pajisja e nxënësve të cilët nisin në datë 11 shtator vitin e ri shkollor.












