Një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Nga të dhënat e para, nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e flakëve.












