Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fushë-Arrëz mbrëmjen e sotme.
Viktima Eduart D., ishte duke drejtuar një automjet që ka dalë nga rruga në aksin Qafë Mali, Fierzë.
Efektivët e policisë janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.












