• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Pastrimi parave, 6 politikanë nën hetim

droni by droni
25 August, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore, Politika
0
PASTRIMI PARAVE/ DPPPP në 6 muaj çon në Prokurori 178 raste, bllokohen 3.8 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është rritur me disa vende sa i përket pastrimit të parave në raportin e fundit, ndërsa vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka rritur numrin e referimeve në Prokurori e Polici, konkretisht 178 raste të dyshimta për pastrim parash, nga të cilat për 31 raste, me vlerë 3.8 milionë euro.
Nga 178 raste, në gjashtëmujorin e parë të vitit, janë konstatuar gjashtë raste të pastrimit të parave, ku të përfshirë janë persona politikë, të cilët deklarojnë pasurinë dhe transaksionet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, shkruan “Shqiptarja.com”.
DPPPP bën me dije se, rastet në fjalë i ka referuar në Prokurori dhe Polici, për një hetim më të hollësishëm.
“Gjatë këtij viti kemi dërguar 6 raste të dyshimta në institucionet ligj zbatuese në të cilat janë të përfshirë persona të ekspozuar politikisht.
Personat që kanë detyrim të bëjnë deklarim të pasurive dhe interesave në ILDKPKI në kuptim të ligjit 9917 datë 19.5.2008 ‘për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’, i ndryshuar, përfshihen në kategorinë ‘personat e ekspozuar politikisht’ ndaj të cilëve subjektet e ligjit në marrëdhënien me ta si klient kanë detyrim specifik për të ushtruar vigjilencë të zgjeruar (neni 8) dhe rast pas rasti të kryejnë raportim për aktivitet të dyshimtë në DPPPP”, konfirmon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për rastet në fjalë vijojnë hetimet nga ana e Policisë dhe Prokurorisë.
Ndërkaq, tendenca e shtuar për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit, mund të jetë një përpjekje e fundit e zyrtarëve për të shpëtuar nga veprimi i organeve të reja antikorrupsion, konkretisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Monitorimi i vazhdueshëm
Sipas DPPPP, në shumë raste transaksionet e dyshimta kryhen nga personat që kanë aktivitet biznesi. “Transaksionet në para fizike referuar akteve rregullative, përvojës dhe tipologjive vendase e ndërkombëtare, klasifikohen riskoze për rrjedhojë ndaj tyre ushtrohet vëmendje e monitorim i vazhdueshëm – poçes nga i cili dedektohen raste me anomali nga analiza e mëtejshme e të cilëve rast pas rasti referohen në institucionet ligj zbatuese Polici ose dhe Prokurori). Duke qenë se në shumë raste këto transaksione kryhen nga persona të cilët kanë edhe aktivitet biznesi, bashkëpunojmë edhe me organet tatimore për konkludim sa më efikas të rasteve”, thotë DPPPP.

Masat e marra
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit sqaron se, në kuadër të funksioneve mbikëqyrëse ndaj subjekteve, në vijimësi ka trajnuar, sensibilizuar dhe shpërndarë tipologji për rrezikun e transaksioneve cash apo të transaksioneve të dyshimta në përgjithësi duke vënë në pah me theks të veçantë detyrimet që duhet të përmbushen prej tyre për vigjilencë e raportim në DPPPP, si dhe për rrezikshmërinë e mos përmbushjes së këtyre detyrimeve.
“Gjithashtu kemi kryer edhe inspektime ndaj subjekteve me këtë tematikë dhe për rastet e konstatuara me shkelje kemi marrë masat e duhura administrative”, pohon DPPPP.

 

Raporti për vitin 2016

Shembull, ja si pastrohen paratë

– Shtetasi shqiptar “A” (26 vjeç), në një periudhë të shkurtër kohore, gjatë vitit 2013, ka lidhur 4 kontrata për marrje huaje të një shume totale prej 110 000 eurosh nga 4 shtetas të ndryshëm shqiptarë. Shtetasi “A” rezulton të jetë familjar i ngushtë i një personi të ekspozuar politikisht (PEP).

– Duke marrë në konsideratë: 1. moshën e re të shtetasit “A”; 2. mosnjohjen e qëllimit të marrjes së këtyre huave të njëpasnjëshme dhe 3. faktin se shtetasi “A” është familjar i një personi të ekspozuar politikisht, kemi kryer disa verifikime të mëtejshme, nga ku rezultoi se: Shtetasi “A” së bashku me vëllanë e tij, shtetasin “B”, në maj të vitit 2011 kanë regjistruar një shoqëri tregtare, konkretisht shoqërinë “L sh.p.k”, e cila ka objekt veprimtarie “Dhënie me qira të automjeteve”.

– Pak ditë pasi është regjistruar, kjo shoqëri ka lidhur një kontratë financimi qiraje në shumën 130 000 euro “për blerje automjetesh”, nga të cilat 90 000 euro janë financuar nga një kompani leasing dhe diferenca (rreth 40 000 EUR) është paguar nga vetë shoqëria, nëpërmjet një depozitimi në CASH të kryer nga njëri prej ortakëve: shtetasi “A”. Pra, shoqëria “L sh. p. k.”, në kuadër të kontratës së financimit, ka paguar shumën prej 40 000 eurosh për blerje automjetesh, ndërkohë që është regjistruar vetëm pak ditë para kësaj pagese (burimi i fondeve është i panjohur).

– Pjesa tjetër e mbetur e shumës së marrë (90 000 EUR), nëpërmjet kontratës së financimit të qirasë nga shoqëria “L sh. p. k.” është shlyer brenda një periudhe 1-vjeçare nëpërmjet depozitimeve me para në dorë nga shtetasi “A” (aksionari i saj), por edhe nga një shtetase tjetër, punonjëse e shoqërisë, nga e cila shtetasi “A” ka marrë një nga huat e sipërpërmendura.

– Gjatë investigimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se: Në vitin 2011 shoqëria “L sh. p. k.” është financuar nga ortaku me një shumë të lartë prej 150 000 eurosh;

– Në vitin 2013, në emër të shoqërisë “L sh. p. k.”, është lidhur një kontratë për blerje pasurie të paluajtshme në shumën prej 350 000 eurosh, nga të cilat janë paguar 105 000 euro fillimisht. Burimi i të ardhurave janë deklaruar të jenë huat e marra nga shtetasi “A”;

– Kjo shoqëri, për periudhën 2011-2014, rezulton se ka deklaruar pranë organeve tatimore fitime në vlera të vogla;
– Në fund të vitit 2014 shoqëria “L sh. p. k.” ka kaluar në statusin “Shoqëri në likuidim e sipër”;

– Bazuar në dyshimet se: Shtetasi “A”, familjar i ngushtë i një personi të ekspozuar politikisht, ka deklaruar se ka marrë hua shuma të mëdha;

– Nëpërmjet shoqërisë së tij ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ku shumat prej tij apo prej personave të lidhur me të (burimi i tyre është i panjohur) janë depozituar në CASH;

– Shlyerja para kohe e kontratës për financim qiraje, po nëpërmjet depozitimeve në CASH, financimi në vlerë të lartë nga ortaku i kryer për shoqërinë “L” sh. p. k.;

– Shoqëria, edhe pse ka kryer vazhdimisht investime dhe ka qarkulluar shuma në vlera të larta, ka deklaruar fitime në vlera të vogla. Rasti është referuar në organet e zbatimit të ligji.

Previous Post

DETAJE/ Rinas, pakoja postare me pjesë luftarake, ja linja tranzit dhe destinacioni mbërritjes

Next Post

REAGIMI/ Diplomacia dështoi me fisin Bushati, nuk ka investitor të vijë për aletet e Ramës dhe të ikë me barelë

droni

droni

Next Post
REAGIMI/ Diplomacia dështoi me fisin Bushati, nuk ka investitor të vijë për aletet e Ramës dhe të ikë me barelë

REAGIMI/ Diplomacia dështoi me fisin Bushati, nuk ka investitor të vijë për aletet e Ramës dhe të ikë me barelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.