Pronari i një lokali ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:30 në fshatin Sektor-Rinia, Durrës. Shtetasi A. K., 58 vjeç, ka gjetur vdekjen, në lokalin e tij. Policia e Durrësit bën me dije se nga pakujdesia, ai ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












