Dy persona të maskuar kanë thyer dyert e një dyqani dhe kanë vjedhur kasafortën. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Dyert i kanë thyer me varré. Dyqani ishte për pajisje elektroshtëpiake dhe hajdutët kanë vjedhur kasafortën si dhe disa smartfonë. Policia ka nisur mbledhjen e provave për kapjen e autorëve, që janë filmuar nga kamera e sigurisë.











