• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ Kryedelenxhiu i diplomacisë së “vrimës në ujë”

droni by droni
24 August, 2017
in Politika
0
REAGIMI/ Kryedelenxhiu i diplomacisë së “vrimës në ujë”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia ZGJIDHJA reagoi sot ndaj sharjeve të ulëta, ofendimeve dhe kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj trupit diplomatik, gjatë takimit të përvitshëm.
Në një reagim, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, theksoi se kjo është një vijë sjelljeje e papranueshme dhe e përsëritur e Ramës për të larguar fajin nga vetja edhe për dështimin e diplomacisë në këto katër vite, ashtu si në të gjithë qeverisjen e tij si dhe denoncoi mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Statusi në Facebook
Kryeministri i telendisi sot përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. I përbuzi ata, i etiketoi “delenxhinj”, “të leshtë”, “të avashtë”, që kishin bërë “një vrimë në ujë” dhe i paralajmëroi se edhe do t’i heqë nga shërbimi.
Tërbimi i kryeministrit, në një takim të përvitshëm, tregon se në çfarë derexheje ka përfunduar diplomacia e Rilindjes dhe qeverisja e saj. Shërbimi ynë diplomatik, në përgjithësi, nuk e përfaqëson si duhet Shqipërinë dhe nuk i mbron shtetasit shqiptarë apo emigrantët tanë nëpër botë, përpiqet t’i zhvatë ata edhe për shërbimet më elementare konsullore, nuk ka negociuar dhe nuk ka sjellë asnjë investim të huaj, sado të vogël, në Shqipëri.
Edi Rama, për katër vite, i harroi në sirtar prioritetet e qeverisë së tij për diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet e ngushta me vendet fqinje, partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, mbështetjen e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë.
Edi Rama e rrënoi, përtej çdo imagjinate, pozitën dhe reputacionin e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Përhapi nam të zi Shqipërisë në çdo aspekt e në çdo cep të botës. Ai u diskreditua si një karagjoz e sharlatan i pashoq edhe në politikën e jashtme. Do të mbahet mend edhe për atletet e bardha, edhe si gaztori i Ballkanit! Në mjediset dhe takimet ndërkombëtare politike e diplomatike, kryeministri ynë inferior dhe i paaftë, i argëton me barcaleta udhëheqësit e shteteve mike, meqenëse nuk është i zoti të bëjë asnjë punë me ta në dobi të Shqipërisë.
Marrëdhëniet me Greqinë, arritën në pikën më të ulët, edhe pse ajo është partnerja kryesore ekonomike e Shqipërisë dhe se atje jetojnë dhe punojnë rreth 1 milion shqiptarë.
Nën qeverisjen e Ramës, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndalur dhe tani në vend të anëtarësimit të afërt, është në diskutim lëvizja pa viza në hapësirën Shengen, sepse vendet europiane janë tmerruar prej një qeverie që eksporton vetëm kanabis, azilkërkues, prostitucion dhe krim. Shqipërisë i është shtyrë për në “kalendat greke” procesi i negociatave për anëtarësim, duke mbetur shumë prapa Serbisë dhe Malit të Zi.
Sjellja papërgjegjshme e Edi Ramës ndaj Presidentit Amerikan, Donald Trump, gjatë kohës kur garonte për në Shtëpinë e Bardhë, e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen amerikane për Shqipërinë, të paktën përkohësisht.
Shërbimi diplomatik patjetër që duhet të punojë për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe për rritjen e përfitimeve të Shqipërisë nga shkëmbimet ekonomike e tregtare me vendet e tjera. Por, njëkohësisht, shërbimi diplomatik nuk mund të bëhet përgjegjës në bllok për paaftësinë dhe dështimin e plotë të qeverisë për të përmirësuar gjendjen ekonomike të shqiptarëve dhe klimën për investimet e huaja private në ekonomi. Kush ambasador i veçantë mund të shpallet fajtor për politikat dhe qeverisjen totalisht të dështuar të këtij kryeministri?
Kryeministri nuk mund të mbulojë korrupsionin endemik të qeverisë së tij me dobësitë e shërbimit diplomatik. Ai nuk mund të mbulojë kapjen e qeverisë, shtetit dhe ekonomisë nga krimi i organizuar, mafia dhe oligarkia e korrupsionit, me punën e dobët të diplomatëve shqiptarë.
Ai nuk mund të mbulojë dështimin tragjik të qeverisë për të ngritur e motivuar administratë dhe institucione profesionale, të përgjegjshme, besnike të interesave të larta të shtetit dhe të popullit tonë me shërbimin e vobektë diplomatik shqiptar. Shërbimi i shpartalluar diplomatik është në vetvete një provë e qartë se ky kryeministër nuk e ka haberin e punëve të shtetit dhe nuk ka lidhje me kulturën e respektimit dhe të ndërtimit të institucioneve.
ZGJIDHJA distancohet prerazi nga denigrimi kolektiv e i turpshëm që kryeministri u bëri ambasadorëve në televizion. Ky akt i ulët dhe i papërtypshëm i tij nuk është i pari. Ai e ka bërë strategji sjelljeje poshtërimin publik e në grup të punonjësve e drejtuesve të institucioneve të shtetit dhe të administratës publike. Kjo është kulturë dhe sjellje e njerëzve të rrugës. Nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën dhe sjelljen e një shtetari.
ZGJIDHJA e di se lumi i të sharave dhe ofendimeve banale të kreut të qeverisë shqiptare nuk do ta bëjnë më të mirë diplomacinë e Shqipërisë, nuk do të sjellin asnjë cent investime të huaja, nuk do ta lartësojnë reputacionin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe as nuk do t’i mbrojnë apo shërbejnë shqiptarët e shpërndarë anekënd botës. Ato janë pjesë e lojërave të Ramës për të manipuluar dhe gënjyer opinionin publik dhe për ta nxjerrë veten “të larë” nga gjithë mëkatet e qeverisjes së tij.
ZGJIDHJA denoncon mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
#ZgjidhjaPërShqipërinë.

Previous Post

Sarandë, ngecin në mes të detit, Polica shpëton nga mbytja 4 të rinj

Next Post

Horoskopi, 25 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 7 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 25 Gusht 2017/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.