Një banesë e një konvikti privat në Korçë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve ka persona të bllokuar brenda.
Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës për të nxjerrë njerëzit jashtë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.











