Një automjet i denoncuar i vjedhur, është gjetur i djegur nga ana e policisë së Vlorës.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se ditën e martë rreth orës 20:30, në rrugën Vlorë – Llakatund, në vendin e quajtur “Kthesa e Risilisë”, është konstatuar se një automjet tip BMW me targa AA 724 ID, ka qenë duke u djegur plotësisht.
Nga verifikimet dhe hetimi i policisë ka rezulton se mjeti BMW ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18 gusht 2017, ku në vendin e quajtur “Shamongjin” në Mifol, i është vjedhur makina nga persona ende të paidentifikuar 26-vjeçarit me inicialet A. V., banues në Vlorë.
Nga specialistët e Hetimit të Krimeve po vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.











