Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi iu zbulua kanabisi në vazot e kosit, kompostos dhe reçelit. I arrestuari quhet Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër. Policia njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram kanabisfshehur në vazat e kosit, kompostosh dhe reçelit. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.














