Një bombë ka shpërthyer derën e një apartamenti. Ngjarja ka ndodhur në lagje “Skënderbeg”, në Shkodër. Sipas informacioneve të marra bomba ishte vendosur në derën e jashtme të një pallati dykatësh. Si pasojë e shpërthimit të bombës është dëmtuar pak dera e jashtme dhe tavani i ndërtesës. Policia njofton se ndërtesa ishte në pronësi te 58 vjeçarit, Rr.P.. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ndërkohë po hetohet për motivet e ngjarjes.











