• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha lan duart me Cilin edhe publikisht

admin by admin
28 February, 2017
in Kronika
0
Basha lan duart me Cilin edhe publikisht
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konsumuar një debat të ashpër me një pjesë të panelit në studion e neës 24 në emisionin e Eni Vasilit.

Ai është përplasur pronarin e UET, Henri Çili, duke e quajtur këtë të fundit si shërbëtor të qeverisë dhe kërcënon gazetarët e medias së tij “Mapo”.

Nga ana tjetër, Henri Çili ka hedhur poshtë këto pretendime ndërsa i kërkoi Bashës të piqet edhe më shumë si kryetar i opozitës.

Debati Basha:Cili

Lulzim Basha: Po flet si shërbëtor i qeverisë, nuk flet si njeri i lirë. Shantazhon gazetarët që ke aty t’i shërbejnë qeverisë. Të të vijë turp për kërcënimin dhe largimin që i ke bërë Romeo Gurakuqit. Sepse ke dalë tërësisht nga Henri cili që unë kam njohur. Dhe gjyq publik duhet bërë ndonjëherë. Të të vinte keq kur ata pa shkollë shantazhojnë gazetarët që ke në median tënde.

Henri Çili: Më vjen shumë keq që ju gënjeheni.

Lulzim Basha: Nuk gënjej unë Henri dhe e di shumë mirë ti. Mos u dëshpëroni, ndryshimi po vjen edhe për ju.

Henri Çili: Tërhiqi ato presione dhe gënjeshtra sepse asgjë nuk është e vërterë. Je i papërgatitur. Na intereson një kryetar opozite që ka nevojë të përgatitet gjatë.

Lulzim Basha; Ke përfituar në kurriz të studentëve dhe pedagogëve.

Henri Cili: Ti po deformon programin e PD-së, je ndikuar nga punistët e rrugës.

Lulzim Basha; E ke gabim, programi i PD është konsultuar me konservatorët gjermanë dhe amerikanë. Është programi më i mirë që do të ketë ndonjëherë vendi.

Basha dhe njerëz të stafit të tij më të ngushtë janë akuzuar si të ndikuar nga UET dhe interesat e këtij universiteti kur u debatua në lidhje me ligjin për arsimin e lartë. Në fakt UET përfitoi indirekt edhe nda ndalimi i doktoraturave që bëri ministrja Nikolla për universitetet publike duke i lënë dorë të lirë UET që kishte ndërkohë të drejtën e doktoraturës.

Po gjatë debatit ne neës 24 gazetari Arjan Cani perifrazoi thirrjet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha jo si thirrje lufte, por si poezi. Nga ana tjetër ai sugjeroi që në protestë mund të mungonte dhe fjalimi politik, pasi sipas tij një qeveri rrëzohet dhe nga heshtja popullore.

“Unë jam paqësor dhe nuk jam për gjuhën e dhunës. Fjalët nuk janë tabu, dhe nuk duhet të fshihen. S’dua të paragjykoj fare Bashën, mundohem ta mirëkuptoj. Pasi u bë dita e 11 sot. Duke qenë se ai është non-stop atje, do ta mirëkuptoja. Varet nga rrethanat. Kur ai thotë ‘luftë’ jo ‘luftë’ me armë. Ka dhe një poezi brenda kësaj fjale. Kur thotë ‘qëlloni’ me grusht, nuk është ‘luftë’ Nuk e kam paragjykuar opozitën. E drejtë apo e padrejtë, është e ligësi që ta sulmosh opoziten. Cilado qoftë ajo. Ata që e anatemojnë opozitën për mua janë disa naivë. Mua ajo që më shqetëson në këtë histori në fakt nuk është gjuha e dhunshme, por nuk shoh një lloj masiviteti. S’ka nevojë për të mbajtur fjalime. Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet dhe me heshtje. Jemi në një beteje palësh. Populli është akoma në shtëpi duke fjetur. Siç thotë qeveria se ‘në emër të popullit bëni vettingun’ unë popullin nuk po e shoh.”, theksoi Çani.

Gjatë fjalës së tij analisti Lorenc Vangjeli tha se pas aksionit të suksesshëm në Lazarat, Policia e Shtetit e hoqi vëmendjen nga kanabisi në vend.

“Një nga gjërat që zbuluan shqiptarët këto 25 vite, ishte dhe kanabisi. Shkak dhe pasojë në Shqipëri është politika. Maxhoranca e sotme tentoi të luftonte kundër kanabisit, si në Lazarat. Situata doli jashtë kontrollit, pasi kishte të bënte me vetëkënaqësinë e policisë dhe strukturave të saj. U la pas dore kjo histori. Vjet dhe sivjet kemi parë figurën e policit jo me armë, por me kosë. Këtu janë të gjithë bashkëfajtor. Basha bën pjesë në një parti që e ka toleruar në 8 vitet kanabisin. Në fillim të qeverisjes së majtë, para se të ndërhynte në Lazarat, alarmi që dha partia e Bashës, bëri që të niste aksioni. Por kjo nuk rezultoi shumë e saktë. Sa kohë thuhet se Edi Rama është kryebaron i drogës, do të thotë se ke vrarë të vërtetën. Ne sot fakt real kemi se Shqipëria përndiqet nga ky fakt.”, tha ai.

Previous Post

Çudia në Vlorë, mëson nga media për kërcënimin e Edi Ramës se do t’i prishet pallati

Next Post

INTERVISTA/Parabola e Ylli Manjanit, nga Nano te Rama dhe pastaj te Meta: WhatsApp-i që e shkarkoi si ministër

admin

admin

Next Post
INTERVISTA/Parabola e Ylli Manjanit, nga Nano te Rama dhe pastaj te Meta: WhatsApp-i që e shkarkoi si ministër

INTERVISTA/Parabola e Ylli Manjanit, nga Nano te Rama dhe pastaj te Meta: WhatsApp-i që e shkarkoi si ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.