• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emergjencat Civile: Situata kritike, shtohen vatrat e zjarrit

droni by droni
21 August, 2017
in Kronika
0
VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 85 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 125 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, mbi 110 qytetarë vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU KORÇË

Janë rindezur vatrat e zjarrit në kufirin ndarës ndërmjet njësive Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë një territor tepër të thyer me pisha të larta dhe me vështirësi për t’u futur me mjetet zjarrfikëse. Zjarrfikësit, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar duke mbajtur nën kontroll vatrat e fshehura të zjarrit. Ditën e sotme po vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit. Nga zjarri janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Në Ersekë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në afërsi të varrezave të qytetit. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre por u shpëtuan banesat si dhe varrezat që ishin shumë afër flakëve.

QARKU TIRANË

Në fshatin Surrel, të bashkisë Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit, prandaj është dërguar helikopteri i cili ka shuar vatrat e ndezura. Nga zjarri është djegur rreth 18 ha shkurre dhe ferra.

QARKU LEZHË

Vazhdon zjarri pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë. Zjarfikësit kanë punuar në vendngjarje me mjete, të mbështetur nga vullnetarë, forca të ushtrisë, si dhe nga helikopteri duke vënë situatën nën kontroll. Vatrat nuk kanë prekur banesa të shtetasve dhe as pyllin me pisha fare pranë. Operacioni vazhdon për të shuar plotësisht vatrat e fshehura. Zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 30 ha me kullotë dhe bimësi të shkurtër dhe ka përshkruar rreth 50 ha pisha.

QARKU DIBËR

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Gurë- Lurë, të bashkisë  Dibër. Forca të pyjores dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, të mbështetur edhe nga një helikopter, duke vënë situatën nën kontroll. Operacioni është në vazhdim për shuarjen e vatrave të zjarrit të fshehura.

QARKU FIER

Në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit të mbështetur nga vullnetarë, duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre, ferra dhe ullinj.

Në fshatin Qokë, Gërmenj, të bashkisë Divjakë ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar me shkurre, dushqe dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete, të mbështetur edhe nga vullnetarë, duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 10 ha me shkurre, ferra, 100 rrënjë ullinj dhe 1 ha pyll dushku.

QARKU ELBASAN

Në Elbasan ka rënë zjarr në lagjen “5 Maj” në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Vulçan, Hotolisht, të bashkisë Librazhd ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, e pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre ferra dhe pisha.

Në fshatin Lisnaj, të bashkisë Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me shkurre dhe ferra.

Tags: ecvendizjarr
Previous Post

Sherr me thika në Sarandë, 12 vjeçari ther adoleshentin

Next Post

Vdekja e Bajram Rexhepit, kreu i PD përcjell ngushëllimet

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Basha voton për kreun e PD: Demokratët dalin më të bashkuar pas këtyre zgjedhjeve

Vdekja e Bajram Rexhepit, kreu i PD përcjell ngushëllimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.