Një person i identifikuar si P.XH 61-vjeҫ ka pësuar atak kardiak duke ndërruar jetë në autobus. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05.00 të mëngjesit të së shtunës. Gjatë udhëtimit, 61-vjeçari P.Xh. është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë. Sipas policisë së Durrësit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak të ndodhur gjatë udhëtimit.