Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Levan të Fierit, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pemë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje dhe policia po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve.












