Një grua ka humbur jetën në plazhin e Sarandës. 47-vjeçarja sapo ka rënë në kontakt me ujin është shembur pa ndjenja. Menjëherë në ndihmë i ka shkuar roja i plazhit, që e ka nxjerrë në tokë të thatë.Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, gruaja e identifikuar si A. Blaca, nuk ka mundur që të mbijetojë.Mësohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një sulm në zemër.












