Një të ri e kanë rrahur me lopatë dhe kanë nxjerrë armët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Babrru të Tranës, rreth orës 10:35.
Sipas informacioneve motivi i sherrit ka qenë fërkimi i dy makinave.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër.
Sherri thuhet se ka nisur pasi “fërkimit” të dy makinave. Mësohet se personi i plagosur, është goditur me lopatë. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet të jetë edhe autori i plagosjes, Halil Kullën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.












