Një shqiptar më në fund ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi ndaj tij ishin leshur tre urdhër arreste. Fati i tij ndryshoi njëherë e përgjithmonë edhe pse lëvizte lirshëm në territorin italian për një periudhë të gjatë kohore.
Tashmë ai është i njohur për policinë italianë, dhe gjatë momentit të arrestimit është zënën në befasi nga policia në Firence gjatë një kontrolli. Njeriu tërhoqi vëmendjen e ushtrisë, sepse ai bënte lëvizje të vazhdueshme mes Via Nazionale dhe Sheshit te Pavarësisë. Gjatë kontrollit ai u kishte dhënë emrin e tij të ri, por policia i kishte njohur fytyrën pas një verifikimi e kanë arrestuar dhe dërguar në burgun e Sollicciano. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.












