Një person ka rrahur bashkëshorten e tij në mes të spitalit. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në spitalin e Durrësit, mëngjesin e sotëm.
Menjëherë është vënë në pranga Gjani Brozi 29 vjeç, banues në Durrës.
Gjani Brozi 29 vjeç, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe”- njofton policia.
Raportohet se burri kishte shkuar ne spital te mjekonte doren, pasi e kishte te lenduar. Ai shoqerohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjecarja E.L.
Aty mes tyre ka plasur sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka nje lidhje tjeter. Pas debatit, ai e ka rrahur ne ambientet e spitalit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.












