Një dokument i publikuar nga burime të Kuvendit tregon se procesin e votimit elektronik të zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të vettingut do ta kryjë një kompani e cila ka lidhje të forta me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Dokumenti i publikuar nga Syri.net bën fjalë për përzgjedhjen që ka kryer kuvendi për të përmbushur procedurat.
Fituese është shpallur kompania “Fastech”. Kjo e fundit është akuzuar nga opozita se është thjeshtë një mbulesë për ish-kompaninë Intech, e themeluar nga Ministri Ilir Beqaj.












