Në fund të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina ka nisur zëvendësimin e anëtarëve të Bordeve në universitete
Pas zëvendësimeve tek Mjekësia, BalkanËeb zbulon emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina i ka propozuar rektorit të Universitetit të Tiranës.
Në shkresën e siguruar për BalkanËeb nga gazetari Mariglen Mërtiri, ministrja kërkon zëvendësimin e tre anëtarëve aktualë Arbian Mazniku, Erzen Tola dhe Arjan Xhelaj, të zgjedhur nga ish-ministra Lindita Nikolla.
Karabina kërkon që Mazniku të zëvendësohet nga Mirela Milori, Tola nga Rajmond Perolla, kurse Xhelaj të zëvendësohet nga Leonard Boduri.













