Kryeministri i Edi Rama në vijim të raportit të tij me dëgjesat publike me qytetarët, këtë herë ka publikuar ankesat e gjirokastriteve.
Problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me mungesën e subvencioneve në bujqësi e blegtori. Më pas vjen shqetësimi për mungesën e investimeve në sistemin e ujësjellësit, pasuar nga problemet që kanë me pronësinë e tokës.
Ja postimi i Ramës:
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Gjirokastër.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Gjirokastrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.
















