Roja i pikës së kolaudimit të mjeteve në Fier, 65 vjeçari G.H. është gjetur i vdekur mëngjesin e sotshëm në vendin e punës. Policia ka nisur hetimet
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Fier, tek pika e kolaudimit të mjeteve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











