Një infermiere me inicialet L.P. është dhunuar sot ndërsa po kryente shërbimin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në spitalkin e Shkodrës.
Pasi në të njëjtin spitalin ka ndodhur edhe herë tjetër i njëjti incident, drejtuesit e shëndetësisë në Shkodër kanë kërkuar në vazhdimësi prezencën e policisë në spital, por deri më sot nuk ka patur një përgjigje zyrtare se si do të zgjidhet kjo problematike. Rastet e dhunës janë shtuar, ku vetëm në pak javë ky është i dyti në këtë qendër spitalore.











