Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm kur deputeti Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një kalimta.
Mësohet se viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon dhe i preu rrugën befasisht makinën që drejtohej nga deputeti Rakipi.
Nga ana tjetër, Policia që ka nisur hetimin deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkol.











