Pengohet ekstradimi i Ballist Morinës, pasi Gjykata e Lartë e Kroacisë ka vendosur ta kthejë çështjen mbrapsht.
Rreth dy javë më parë, gjykata e Shkallës së PArë e Dubrovnikut vendosi ekstradimin drejt Serbisë së Ballist Morinës.
Morina është burgosur në Kroaci, Dubrovnik para një muaj e gjysmë, pas një kërkese që ka ardhur nga policia serbe, në lidhje me ngritjen e dronit në Beograd me simbolet shqiptare.












