Zjarri në Kuç të Vlorës është shtrirë rreth 3-4 kilometra gjerësi, duke iu afruar kështu edhe më shumë fabrikës së fishekzjarreve.
Terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur shuarjen e zjarrit nga toka.
Pavarësisht zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë që po punojnë të mbajnë në kontroll zjarrin, e vetmja mënyrë për të ndalur vrullin e tij është ndërhyrja nga ajri, që ende mungon.












