Kryeinspektori i Mjedisit, Ersid Hasanllari, rrahu me grushte një vartësin e tij.
Policia e Vlorës e vuri në pranga 28-vjeçarin.
Sipas njoftimit të policisë, kryeinspektori dhunoi vartësin e tij pas një mosmarrëveshje për një gjobë që ai nuk i kishte vendosur një subjekti privat.
Policia shpërndau pamjet e sherrit dhe arrestimin e kryeinspektorit. Hasanllari është shoqëruar në komisariat.











