Një adoleshent shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e kësaj të mërkure në qendër të Genovas.
Lajmin e bën me dije agjencia italiane e lajmeve “ANSA”. Një 14-vjeçar, emri i të cilit nuk dihet, u plagos rëndë pasi u përplas nga një motor.
Sipas mediave italiane, i riu u përplas nga një Scooter ndërkohë që ai po kalonte rrugën.
Mësohet se i riu ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e San Martino, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.












