Pas humbjes së babait, ajo humbi edhe vëllanë. Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme pasi shpërthimi i gazit në lokal i mori jetën dy njerëzve të saj të dashur, ndërsa pak kohë më pari ajo humbi dhe nënën.
Hektor Zenuni, 33-vjeçari i cili hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin nga shpërthimi i gazit në lokalin e tyre në Velipojë, ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.
Pronari Besnik Zenuni humbi jetën disa orë pas ngjarjes. Ndërsa sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta. Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.
Disa ditë më parë Brikena, motra e Hektor Zenunit lutej për të dhe i bënte thirrje të vëllait te mos dorëzohej.














