• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Mafia shqiptare kërcënim për Europën, godet edhe Greqinë

droni by droni
6 August, 2017
in Kronika, Rajoni
0
Janinë, arrestohen 4 doganierë shqiptarë me mallra të vjedhura, mes tyre ish-drejtori i doganës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport konfidencial i policisë greke vë në dukje se përfshirja në akte kriminale e shtetasve shqiptarë në Greqi, është më e larta në raport me kombësitë e tjera që jetojnë në vend”.
Pjesë nga ky raport, që është hartuar më 25 korrik 2017, boton ditën e diel gazeta greke “Kathimerini”, nën titullin “Mafia shqiptare në Greqi”.
Sipas raportit që citon e përditshmja greke, “Krimi i organizuar shqiptar është dëshmuar dekadën e fundit si një nga kërcënimet kryesore për vendet anëtare të BE. Greqia, si pasojë e fqinjësisë me Shqipërinë, goditet drejtpërdrejtë nga veprimtaria e organizatave kriminale shqiptare”.
Në krye të listës së kësaj veprimtarie kriminale ndodhet trafikimi i kanabisit nga Shqipëria në Greqi dhe që andej në vendet e tjera të Europës. Autorët e raportit citojnë Europolin, sipas të cilit “Kanabisi mbetet droga më e preferuar në BE dhe Shqipëria mbetet burimi kryesor i furnizimit me llojin Kanabis Sativa që trafikohet në Europë”.
Raporti vë në dukje se në gjashtëmujorin e parë të 29017-s, shërbimet greke të ndjekjes kundër drogës sekuestruan 6,8 tonë kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Ndërsa në 2016, sasia e drogës e ardhur nga vendi fqinj që u sekuestrua, ishte 8,4 tonë.
Çështja e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi, u shtrua në takimin që ministri i rendit, Nikos Toskas, pati ditët e fundit me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, por edhe më herët, nga drejtori i përgjithshëm i Policisë greke, në takimin me homologun e tij shqiptar, Haki Çako, në nëntor 2016, në Tiranë.
Sa u përket fushave të tjera të kriminalitetit, raporti vë në dukje se ka pjesëmarrje të konsiderueshme të shtetasve shqiptarë në vjedhjen e makinave që më pas dërgohen në Shqipëri dhe Kosovë, në trafikimin e femrave nga Shqipëria në Greqi, si dhe në grabitjet me armë.
“Anëtarët e këtyre organizatave kriminale janë në shumicën dërrmuese me mjaft përvojë, ndërsa një veçori karakteristike të tyre përbën përdorimi i dhunës dhe i armëve të zjarrit”, nënvizohet në raportin e policisë greke.
Raporti përmban edhe shifra. Kështu, në harkun kohor 2010 – 2015, janë identifikuar si autorë vjedhjesh, 13.571 shtetas shqiptarë; 3.158 si autorë të vjedhjes së automjeteve dhe 3.298 si autorë grabitjesh. 4.347 janë identifikuar të përfshirë në trafiqe droge, dhe 478 si autorë vrasjesh.
Gjithsesi, ashtu siç është vënë në dukje vazhdimisht, elementët kriminalë shqiptarë do ta kishin të vështirë të vepronin në shkallë kaq të madhe, nëse nuk do të kishin edhe bashkëpunimin e krimit vendas.
Këtë e vë në dukje edhe policia greke, “Bashkëpunimi midis shtetasve grekë dhe atyre shqiptarë është forcuar, fakt që dëshmon integrimin e tyre në botën e krimit në Greqi”, nënvizon raporti konfidencial i Policisë greke.

Previous Post

PËRGJIMET & DETAJE/ Trafikantët e Vlorës me zemër “të madhe”: Nga 10 tonë hashash, 1 ton ia japim shtetit dhe…

Next Post

VIDEO/ Golem, këputet teli i tensionit të lartë, ra në një karburant, rrezikoi pushuesit

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Golem, këputet teli i tensionit të lartë, ra në një karburant, rrezikoi pushuesit

VIDEO/ Golem, këputet teli i tensionit të lartë, ra në një karburant, rrezikoi pushuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.