Policia italiane ka ekzekutuar një operacion antidrogë në qytetin e Riminit duke vënë nën pranga 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 kg marijuanë, 1 kg kokainë e 2300 euro të përfituara nga shitja e dozave të drogës.
Mësohet se 2 prej trafikantëve shqiptarë u arrestuan në flagrancë ndërsa po shisnin drogë në një nga rrugët e Riminit.
Shqiptarët e arrestuar janë B. L., 33 vjeç, H. S., 27 vjeç, M. E., 24 vjeç e I. G., 20 vjeç.











